TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë emisionit "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus ka patur debate të forta mes të ftuarve lidhur me dhunën policore të ushtruar ndaj protestuesve.
Gazetarja Klodiana Lala bëri një përshkrim të rasteve të dhunës jo proporcionale, ndërkohë që analisti Ilir Demalia debatoi me të, duke argumentuar se dhuna ka qenë e dyanshme.
Pjesë nga debati:
Ilir Demalia: Po që janë goditur policët ke parë?
Klodiana Lala: Meqenëse pyete, në raport me policinë, shohim edhe protestat në Francë që përdorin gurë protestuesit ndaj policisë. Te ne policia ka qenë jo proporcionale. Nuk inkurajoj aktet e dhunës. Kam deklaruar se vija e kuqe nga protestuesit kalohet kur shkatërrohet prona dhe bizneset private. Por nuk mund të krahasosh kur një 16 vjeçar që ndalohet duke ngrënë një sanduiç. Çfarë do të bëni nëse policia vjen për djalin tënd duke ngrënë sanduiç?
Ilir Demalia: Media nuk duhet të nxisë dhunën Lala.
Klodiana Lala: Po pasqyroj gjithçka po ndodh. Revolta, nuk e di si e shihni, por ka 14 vjet zoti Rama në pushtet, nuk i ka dëgjuar kërkesat e protestuesve, janë përqeshur, i kanë tallur, jeni të Saliut e me rradhë.
Ilir Demalia: Nuk ka të Saliut aty?
Klodiana Lala: Kush tha që jo? Rinia shqiptare ka marrë zemër dhe ka dalë në rrugë. Ju keni jetuar jashtë vendit, nuk keni qenë këtu për të kuptuar se si në këtë vend ishte vrarë forca e reagimit. Mendoj se të rinjtë dhe të rejat, po bëjnë atë që breza me rradhë nuk e bënë dot. Patjetër ka gabime, janë 26 vjeçarë. Kur po kthehesha filmova dy vajza të reja që ia morën valles. Nuk krahason dot një punonjës policie të trajnuar që paguhet me taksat tona, që në mënyrë të paprecedent. Të thuash është normale sjellja e policisë...
Ilir Demalia: Ti mendon se të gjithë ky vandalizëm i thyerjes së bizneseve private… Ti nuk lë njeri të flasësh se ke mision të caktuar.
Klodiana Lala: Po po unë jam me mision, se ju jeni parimorë… Unë isha në krye të detyrës, erdha për respekt të zotit Rakipi. Me mua nuk të ecën.
Ilir Demalia: Po të drejtët qenkan këta që bëjnë vandalizëm.
Klodiana Lala: Pyetjen drejtoja zv.ministrit që keni në studio.
Ilir Demalia: A është bërë vandalizëm? Se nuk e përmende asnjë sekondë.
Klodiana Lala: Po më keqcitoni.
Ilir Demalia: E djathta ekstreme e Le Pen dënoi vandalizmin në Francë, jo si shefi i opozitës këtu që thotë merrni armët.