AKTUALITET, 19 October 2026, 22:39

"Po i hidhni benzinë zjarrit, po vriten shqiptarë me shqiptarë!"/ Demalia debaton me Telën për revoltën që ka shpërthyer

"Po i hidhni benzinë zjarrit, po vriten shqiptarë me

Analistët Ilir Demalia dhe Andi Tela, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, për revoltën që ka shpërthyer dhe reagimin e policisë. 

Debati: 

Ilir Demalia: Media ka qenë pjesë e këtyre pushteteve dhe ka përfituar. 

Andi Tela: Media janë gazetarët në terren, ata janë media. Nuk gënjejnë, pasqyrojnë atë që ndodh. Janë viktima. 

Ilir Demalia: Po i fusni benzinë flakës, në kohë që po vriten shqiptarë me shqiptarë. 

Andi Tela: Gazetarët raportojnë. 

Ilir Demalia: Këtë keni bërë në '97, '98. Kjo nuk do të thotë që nuk kanë të drejtën në protestën. 

Andi Tela: Ti po t'ja vësh fajin medias shpëton nga kjo histori.

Ilir Demalia:  Ju e keni bërë mullar, edhe media është pjesë e kësaj tallava. Media ka mbështetur politikën, ka mbështetur investimet strategjike. Tani lajmë duart. Ata që dalin në rrugë prapë do jenë me ekonomi të dobët dhe probelemt se nuk do vijë nesër parajsa. Rama ka përgjegjësi për korrupsionin dhe arrogancën, por burrat e mençur që duan vendin nuk i hedhin benzinë flakës, por japin zgjidhje.  

Andi Tela: Media pasqyron atë që ndodh. 

Ilir Demalia: Po policët kush janë, polici me zjarr. Për mua nuk duhet të ketë dhunë fare. Atëherë të heqim policinë dhe tja lëmë rrugës. Bravo bëni 97-tën. Ti nuk flet për shkatërrimin e bizneseve. Një student me ideale për Shqipërinë europiane, nuk vjedh celularët dhe patatinat. 

Ylli Rakipi: Në Francë nuk lanë gjë pa vjedhur ata, si nuk hyjnë. 

Andi Tela: Në Milano i kanë zheveshur dyqanet e luksit.

Ilir Demalia: Është Antifa dhe islamikët ekstremë që po shkatërrojnë Europën, po bien simbolet e Evropës. Ju e keni shkatërruar këtë vend bashkë me politikës. 

Andi Tela: E shmang komplet debatin nëse e kufizon te përgjegjësia e medias. Në Milano dhe Paris u zhveshën dyqanet e luksit. Këtu kanë goditur godinat qeveritare. 

Ilir Demalia: E pranoni djegien e institucioneve? 

Ermir Gjinishi: Kush të tha ty?