TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë hedhur sende me llastiqe në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Uniformat blu u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të zhvillojnë protestën në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjnë për të rikthyer rendin dhe sigurinë.
Pak më herët, protestuesit u kishin vënë flakën disa koshave të mbeturinave, ndërsa në duar mbanin edhe tymuese, duke shtuar tensionet në zonë.
Përplasjet nuk kanë munguar as mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike. Një pjesë e të rinjve kanë kundërshtuar praninë e përfaqësuesve të opozitës, duke mos lejuar deputetët e PD-së t'i afrohen turmës së studentëve.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia është në gatishmëri për menaxhimin e protestës.