AKTUALITET, 31 October 2026, 13:11

Protesta/ Blushi dhe Këlliçi përplasen me policinë të Kryeministria, efektivët nuk i lejojnë të kalojnë

Protesta/ Blushi dhe Këlliçi përplasen me policinë të

Deputetët Belind Këlliçi e Tedi Blushi janë përplasur me policinë në bulevard duke akuzuar se nuk lejojnë kalimin e qytetarëve. Në një moment, Blushi përpiqet të shtyjë policët, të cilët nuk e lejojnë të vazhdojë përpara.

Policia: Ikni mbrapa!

Qytetari: Hap rrugën aty se do të iki në shtëpinë time!

Policia: Kemi një urdhër.

Tedi Blushi: Ça urdhri?

-Është deputet, mos e prek me dorë! nuk ke të drejtë ta prekësh me dorë!

Edhe mes Këlliçit e policëve ka një përplasje. Këta të fundit i thonë se ka një perimetër sigurie i cili pengon lëvizjen.

Belind Këlliçi: Hiqe dorën! Plehrë!

Policia: Prit pak!

Belind Këlliçi: Për çfarë i pengon njerëzit? Ça problemi ka, pse pengohen njerëzit?

Policia: Është perimetri i sigurisë.

Qytetari: Nga kush siguroheni? Nga kush keni frikë?

Belind Këlliçi: Dua të kaloj bashkë me zotërinë që është në biçikletë, në rrugë të vet.

“Banditë me unifortë që pengojnë qytetarët të ecin në rrugë. Kjo është çmenduri, ky është shtet policor. Duhet të reagojmë të gjithë, edhe ju gazetarët. Kjo nuk ka ndodhur as në ’90-në. ju ftoj të gjithëve të reagoni sepse këtu po instalohet diktaturë”, tha nënkryetari i PD në një prononcim për mediat.