AKTUALITET, 31 October 2026, 13:43

Nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, deputetët e PD-së marshojnë për t'iu bashkuar studentëve

Nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, deputetët e

Protesta e kësaj të shtune në Tiranë ka marrë një tjetër zhvillim, pasi turma e protestuesve është zhvendosur nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarë, mbështetës të opozitës dhe deputetë demokratë po marshojnë përgjatë bulevardit, me synimin për t'iu bashkuar grupit tjetër të protestuesve që ndodhen përpara Ministrisë së Arsimit.

Marshimi po zhvillohet nën vëzhgimin e forcave të rendit, të cilat po monitorojnë lëvizjen e protestuesve.

Deri në këto momente, nuk raportohet për incidente apo përplasje mes protestuesve dhe policisë.