TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata para Kryeministrisë ka nisur të tensionohet, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.
Pas incidenteve, policia ka nisur ndërhyrjen me autobotët me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.
“Ju lutemi, largohuni nga veprimet e dhunshme. Policia do të veprojë”, ishte thirrja e përcjellë nga efektivët.
Në zonë janë afruar edhe dy autobotë të tjerë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Aktualisht, në dy anët e perimetrit janë pozicionuar dy autobotë të policisë, të shoqëruar nga forca të shumta policore.