TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka rënë pak para mesnatës në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana”, në qytetin e Pogradecit. Mësohet se flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës, në pronësi të Thoma Torit.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Kjo është hera e dytë që i njëjti biznes përballet me një ngjarje të ngjashme.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.