AKTUALITET, 31 October 2026, 13:33

Protesta te Ministria e Arsimit/ Protestuesit e vegjël ulen në rrugë para efektivëve (VIDEO)

Protesta te Ministria e Arsimit/ Protestuesit e vegjël ulen në

Dy protestues të vegjël janë ulur në vijat e bardha të rrugës pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa përballë tyre janë pozicionuar efektivët e Policisë së Shtetit.

Në krah të fëmijëve ndodhet edhe një protestues i veshur me kostum popullor, i cili mban në duar flamurin kombëtar.

Pamjet vijnë nga protesta që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe qytetarë të tjerë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre.