TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Sipas njoftimit të policisë, 22-vjeçari dhe 24-vjeçari ishin shpallur në kërkim pasi, në qershor të këtij viti, Gjykata e Erfurtit i kishte dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.
Ndërkohë, vijon puna për përfundimin e procedurave të ekstradimit të dy të rinjve drejt Gjermanisë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Ëanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht:
G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë.
Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, Gjermani, më datë 01.06.2026, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, vijon punën për finalizimin e ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Gjermanisë.