TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pamje të frikshme janë publikuar nga zjarri masiv që ka përfshirë Himarën. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur drejt zonave të banuara, ku kanë shkrumbuar dy banesa, ndërsa 40 të tjera janë vënë në rrezik.
Si pasojë e flakëve, disa banorë janë evakuuar, ndërsa të tjerë kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente. Në pamje shihen flakë të mëdha dhe shtëllunga masive tymi, ndërsa tre persona janë asfiksuar dhe kanë përfunduar në spital.
Lidhur me situatën e zjarrit ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo. Përmes një njoftimi zyrtar, Tavo u ka bërë thirrje banorëve të evakuohen menjëherë nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e rrezikuara, me qëllim mbrojtjen e jetës së tyre.
Ai u ka kërkuar gjithashtu qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të kontaktojnë me shërbimet e emergjencës.
Edhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të Himarës që të mos e neglizhojnë situatën dhe të largohen në kohë nga çdo zonë ku flakët përbëjnë rrezik për jetën dhe pronën.