AKTUALITET, 4 September 2026, 21:21

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në bulevard: “Rama jep dorëheqjen!”

Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare ka hyrë në një tjetër fazë të aksionit në terren.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës nga platforma e protestës, turma e mbledhur është nisur në një marshim të fuqishëm dhe masiv përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë marshimit, protestuesit po lëshojnë thirrje të njëpasnjëshme dhe të drejtpërdrejta kundër kabinetit qeveritar. Në kor dëgjohen thirrje të shumta, mes tyre “Rama jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, si dhe vënien përpara drejtësisë të zyrtarëve të lartë, të cilët, sipas protestuesve, janë të përfshirë në skandale korruptive.