TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata me zjarret në zonën e Levanit në Fier vijon të mbetet kritike, ndërsa flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke dhe janë favorizuar nga era e fortë. Zjarri është përhapur me shpejtësi në terren, duke përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të pyllit, ndërsa flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mbjella me ullinj.
Në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërkohë, situata ka shkaktuar panik dhe alarm te banorët, pasi zjarri është afruar deri në oborret e banesave të tyre.
Siç shihet edhe nga pamjet, zona është mbuluar nga re të dendura tymi, ndërsa përhapja e flakëve vijon të jetë e favorizuar nga era e fortë. Për shuarjen e zjarrit, përveç forcave zjarrfikëse në terren, është kryer edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve.








