AKTUALITET, 4 September 2026, 22:07

Përkeqësohet situata nga zjarri në Himarë/ Digjet një banesë, flakët rrezikojnë të tjera (Video)

Është përkeqësuar situata e zjarrit në Himarë, ku si pasojë raportohet se një banesë është djegur, ndërsa flakët rrezikojnë edhe banesa të tjera pranë.

Zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë që po fryn në zonë.

Situata vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa në drejtim të Himarës është nisur një zjarrfikëse nga Vlora, pas kërkesës për ndihmë të bërë nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo.