AKTUALITET, 4 September 2026, 20:51

Video/ Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të premteje në Himarë.

Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po fryn në zonë.

Situata mbetet shqetësuese, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.