TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas organizimit të qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ka nisur edhe marshimi drejt Kryeministrisë. Marshimi vijon me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “arrestoni Ramën”.
Qytetarët protestojnë prej 97 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se më herët u liruan 14 protestues të cilët u arrestuan pas tensioneve te Kryeministria. Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik.
Protesta ka marrë prej kohësh karakter të përditshëm. Ajo nisi si reagim ndaj projektit të Zvërnecit, por me kalimin e javëve kërkesat u zgjeruan dhe lëvizja u pozicionua kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike.