LIFESTYLE, 24 Nëntor 2021, 13:05

Olivia Rodrigo dominon nominimet në Grammy Awards 2022

Olivia Rodrigo dominon nominimet në Grammy Awards 2022

Olivia Rodrigo ka dalë si kryesuesja për çmimet Grammy të vitit të ardhshëm. Pas publikimit të albumit të saj, Sour, në fillim të këtij viti, ylli 18-vjeçar mori shtatë nominime, duke përfshirë katër kategoritë kryesore.

Ajo është në garë për çmimin artistja më e mirë, albumi më i mirë, kënga e vitit për Driver’s License. Ajo do të konkurrojë me Billie Eilish dhe Lil Nas X në të gjitha kategoritë, përveç artistes më të mirë të re.

Abba gjithashtu mori nominimin e tyre të parë për Grammy në kategorinë e këngës të vitit. Grupi suedez njihet për këngën e tyre, I Still Have Faith In You, e cila u publikua në shtator.

Taylor Swift gjithashtu merr nominimin e saj të dytë radhazi për albumin e vitit, për Evermore. Ajo fitoi çmimin në fillim të këtij viti për albumin e saj shoqërues, Folklor.