AKTUALITET, 18 October 2026, 18:22

I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin

Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë në katin e parë të godinës së Komisariatit nr. 3 të Policisë.

Siç shihet në pamjet filmike, flakët janë përhapur në pjesën e parë të godinës, pas hedhjes së molotovëve në drejtim të saj.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa po tentohet të fiken flakët.

Efektivët janë duke marrë masa rrethanore, për të shuar flakët.

 Pas ndërhyrjes, flakët janë shuar. Edhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.