AKTUALITET, 18 October 2026, 17:25

Përplasje të ashpra mes studentëve dhe policisë pranë Ministrisë së Brendshme

Përplasje të ashpra mes studentëve dhe policisë pranë

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit janë zhvendosur pranë Ministrisë së Brendshme, ku situata është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë protestës studentore kundër qeverisë. Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve, ndërsa në zona të ndryshme të bulevardit janë shfaqur flakë dhe janë dëgjuar shpërthime të forta.

Protestuesit gjuajnë edhe me molotovë, duke vendosur zjarr në vende të ndryshme të bulevardit. Policia ka hedhur sasi tepër të madhe gaz lotsjellës, me qëllim që të shpërndahen protestuesit.  
Numri i protestuesve sa vjen e shtohet dhe po hedhin molotovë e mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.

 Revolta është shtuar tej mase, teksa shpërthime të forta dëgjohen në bulevardin kryesor të Tiranës.

Nga ana tjetër, policia ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të frenuar përshkallëzimin e situatës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, numri i protestuesve raportohet se vijon të rritet, ndërsa tensionet kanë arritur kulmin në zonën pranë Ministrisë së Brendshme.