LIFESTYLE, 22 Nëntor 2021, 19:48

Yuri Kim: E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve!

Yuri Kim: E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është rikthyer në Bajram Curri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja shprehet se në Tropojë është rikthyer për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve për të ngrënë së bashku darkën e falënderimeve.

Kim shkruan se si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për atë, të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve.

Postimi i plotë:

“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve”.

“Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empowers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our World @glow_club_tropoje . SHBA është krenare që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për  Shqipërinë dhe SHBA” shton ajo.

“Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”