TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa punonjës policie kanë mbetur të plagosur pas sulmit me molotov të kryer nga protestuesit në Komisariatin nr. 3.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, një prej punonjësve të policisë ka thënë se ka pasur disa të plagosur pas sulmit ndaj Komisariatit nr. 3, duke theksuar se ende nuk dihet numri i efektivëve të lënduar.
Pamjet në Komisariatin nr. 3 janë dramatike, ku disa punonjës policie të plagosur janë shtrirë në rrugë. Punonjësit e policisë janë gjendur të papërgatitur në momentin e sulmit me molotov nga ana e protestuesve.
“Vetëm molotovë e gurë. Janë shumë efektivë të lënduar. Sasi e madhe molotovi”, është shprehur një prej efektivëve të policisë, pas situatës së krijuar në Komisariatin nr. 3.
Efektivi ka përshkruar situatën e rëndë, duke theksuar se ndaj policëve janë hedhur gurë dhe bomba molotov në sasi të mëdha.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat për t’u dhënë ndihmë të lënduarve dhe për të transportuar efektivët që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.