LIFESTYLE, 23 Nëntor 2021, 23:28

FOTO/ Fifit i bie të fiktë live në TV, pas komentit të opinionistes. Ndërpritet spektakli i Big Brother Vip

FOTO/ Fifit i bie të fiktë live në TV, pas komentit të

Një incident ka ndodhur gjatë transmetimit të spektaklit Big Brother Vip në Top Channel. 

Këngëtares Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, i ka rënë të fiktë, pas komenteve të opinionistes së spektaklit, Balina Bodinaku. 

Edhe pse komentet e Bodinakut ishin normale dhe jo të një natyre agresive, Fifi nuk i ka pritur mirë ato dhe ka rënë në dysheme, ndërkohë që banorët kanë vrapuar ta ndihmojnë. 

Pas kësaj spektakli është ndërprerë duke kaluar në publicitet. Në shtëpi ka mbërritur stafi mjekësor për t'i dhënë ndihmën konkurentes. 

FOTO/ Fifit i bie të fiktë live në TV, pas komentit të

Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip, Fifi ka rrëfyer detaje rreth jetës së saj që me parë nuk i kishim dëgjuar për këngëtaren. Ajo ka treguar se për një periudhë të gjatë kohe ka vujatur nga depresioni dhe ankthi.

Këngëtarja ka treguar se nuk i përballon dot emocionet e forta sidomos kur bëhet nervoze apo stresohet.

"Trupi im nuk i përballon dot emocionet e forta, sidomos stresin dhe frikën. Më bien të fiktë menjëherë, episodi i parë ka ndodhur në vitin 2015 kur unë isha pjesëmarrëse në nje festival. Dhe që atëherë vazhdoi disa herë rresht. Ishte shumë e vështirë, të gjithë më thoshin që unë nuk do t’ja dilja dot në muzikë’’, ka deklaruar ajo.