LIFESTYLE, 22 Nëntor 2021, 20:09

Adoptimi i fëmijëve nga çiftet homoseksuale/ Debat në Big Brother Vip

Adoptimi i fëmijëve nga çiftet homoseksuale/ Debat në Big

Pjesë e lojës së sotme në "Big Brother Vip", në Top Channel, kanë qenë edhe Beniada dhe Beatrix.

Tema për të cilën ato duhet të debatonin kishte të bënte me adoptimin e fëmijëve nga çiftet homoseksuale.

Beatrix shprehu se është e rëndësishme për një fëmijë që të rritet me modelin femëror por edhe mashkullorë.

“Një fëmijë duhet të ketë në jetë edhe nënën edhe babain. Duhet të marrë dashurinë dhe rregullat nga të dy modelet”, -tha ajo.

Nga ana tjetër Beniada kundështoi duke thënë se një fëmijë mjafton që të rritet me dashuri dhe se asgjë tjetër nuk ka rëndësi përveç kësaj.

“Ka raste kur fëmija rritet me një prind, rritet pa prindër, rritet me dy meshkuj apo me dy femra. Në të gjitha rastet ka rëndësi që të rritet me përkujdesje dhe dashuri”,- tha ajo.

Në fund të debatit, Beatrix shprehu se i qëndron tezës pro të kësaj çështjeje, por për efekt të lojës iu desh ta kundërshtonte./TCH/