LIFESTYLE, 24 Nëntor 2021, 18:34

Marina dhe Getoari bëhen prindër për herë të parë

Marina dhe Getoari bëhen prindër për herë të parë

Çifti shumë i dashur për publikun, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.

Vajza e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në një spital privat në kryeqytet.

Ndërkohë, nuk dihen detaje të tjera rreth vogëlushes. Pak ditë më parë ishte vetë Marina që zbuloi dhe dhomën e zbukuruar të së bijës.

Të gjithë janë bërë kuriozë se si do ta quajnë vajzën çifti, ndonëse në media është aluduar se do të jetë bashkim i emrave të dy prindërve “Marget”.

Marina dhe Getoari bëhen prindër për herë të parë