LIFESTYLE, 24 Nëntor 2021, 17:21

Dorëshkrimi i Ajnshtajnit për "Teorinë e Relativitetit" shitet 11,6 milionë euro

Dorëshkrimi i Ajnshtajnit për "Teorinë e Relativitetit"

Një dorëshkrim nga Albert Ajnshtajn, ku fizikani fitues i çmimit Nobel kishte shkruar teorinë e tij të relativitetit, u shit në ankand në Paris për 11,6 milionë euro, sipas shtëpisë së ankandit ”Christie’s”.

Dokumenti prej 54 faqesh u shkrua nga Ajnshtajni, i cili jetoi nga viti 1879 deri në 1955, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Michele Besso, dhe është një nga dy shembujt e vetëm të mbijetuar të fillimeve të teorisë së Ajnshtajnit.

Sipas ”Christie’s”, dorëshkrimi është shkruar mes viteve 1913 dhe 1914 në Berlin dhe Zyrih.

”Ky është çmimi më i lartë i arritur deri më sot për një dorëshkrim shkencor në Francë”, sipas ”Christie’s”, që nuk tha se kush ishte blerësi.