LIFESTYLE, 4 Shkurt 2024, 22:14

'Kam shitur drogë, kam bërë sherre për para', Noizy rrëfehet për jetën në Angli dhe muzikën (VIDEO)

'Kam shitur drogë, kam bërë sherre për para',

Një nga revistat më në zë italiane "Esse Magazine" ka realizuar një intervistë me Rigels Rajkun, ose Noizyn, siç njihet. "Në Shqipëri me Noizyn", mban titullin intervista, e realizuar në Zyrich, Durrës e Tiranë, ku Noizy flet për të shkuarën, si u katapultua në muzikë, të qenit pjesë e botës së biznesit dhe ndikimi që ka figura e tij në shoqërinë tonë.

Duke folur për jetën në Angli, ai rrëfeu se dikur ka shitur drogë dhe është përplasur fizikisht për të fituar para, gjëra për të cilat thotë se sot nuk është krenar.

Ai u mundua të përcillte mesazhin se çdo njeri mund të fitojë para dhe të arrijë majat në rrugë të tjera, duke shërbyer edhe vetë si shembull.

"Nuk do gënjej, në Angli kam shitur drogë, kam bërë sherre për para... dhe këto probleme bënë që të më largonin nga Angli. Por, kam hequr dorë nga jeta e çmendur. Tani çdo gjë e përqëndroj te zgjuarsia dhe si të bëj para.
Isha një "street fighter", shisja drogë, diçka për të cilën nuk jam krenar. Por, tani nuk e bëj më këtë gjë. Nuk do i thoja askujt ta bënte këtë. Ka gjithmonë mënyra të tjera për të bërë para dhe sukses."-rrëfen Noizy.
Mes të tjerash, ai ndau edhe koleksionin e tij të mahnitshëm të makinave, rrëfeu se një ditë në të ardhmen mund të jetojë në Zyrich.