LIFESTYLE, 22 Nëntor 2021, 12:53

Ndodh puthja e parë brenda Big Brother VIP! Sara merr hapin e para, Dj PM: O ça më bëre ti

Ndodh puthja e parë brenda Big Brother VIP! Sara merr hapin e para, Dj PM:

Sarah Berisha dhe Dj PM kanë shkëmbyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ puthjen e tyre të parë.

Pas refuzimit për një darkë romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme Sarah, ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.

Ishte Sara ajo e cila bëri hapin e parë dhe e puthi.

‘O ça më bëre ti’- i thotë më pas DJ.

Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.

Saraj i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm.

Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother Vip” do të krijohet çifti i parë.