TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijojnë edhe sot radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës.
Radha krijohet kryesisht për vonesa nga pala greke ku punohet me dy sportele. Ndërkohë që nga pala shqiptare punohet me 4-5 sportele.
Në shesh pushimin në Qafë Botë për momentin janë në pritje rreth 500 mjete, ndërkohë që nga pala greke numri i gjatë i mjeteve vjen deri në afërsi të pikës shqiptare.
Nga ora 05:00 e mëngjesit të së hënës kur edhe nis puna në Qafë Botë deri në këto momente në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës llogaritet të kenë dalë e hyrë deri në 3000 persona.