TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autori Refit Buzi
Vëllai i Kosta Plakës, 58-vjeçari që u vra i ish dhëndri i tij Refit Buzi ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar pasi 35-vjeçari kishte kërcënuar disa herë dhe se, në rast se çifti nuk bashkohej, do të vriste familjen e saj.
Ai deklaroi se nuk guxuan që të hynin brenda shtëpisë pasi dëgjuan britmat për shkak se e panë autorin se ishte i armatosur. Sipas tij, autori ishte me arrest shtëpie dhe se kishte përfunduar tre herë në polici për shkak të kërcënimeve të bënte.
“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu.
Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Këtu ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën. Do t’iu vras të gjithëve’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar.”, deklaroi ai.
Nderkohe ai tha se autori ishte një person problematic dhe e kishin denoncuar disa herë në polici.
“Dëgjuam zhurmë dhe bërtitje, thoshte hajde se do ju vras të gjithëve. Policia erdhi pas një ore”, tha vëllai i viktimës.
“E kanë denoncuar disa herë në polici. Ndjeva krismat në orën 05:00 në shëpinë e xhaxhait. Është ngjarje e paralajmëruar disa herë”, tha nipi.
Ai deklaroi se është arrestuar disa herë por është liruar. “Ishte mëngjes. U zgjova nga gjumi se dëgjova zhurma. U çuam të gjithë. Dolëm në ballkon dhe dëgjuam zhurma nga shtëpia e xhaxhait. I rashë në telefon policisë, nuk u përgjigj. Kjo ngjarje është e paralajmëruar disa herë.
Personi është kapur disa herë. Policia arresto, prokuroria nxjerr. Ai ka vrarë xhaxhanë, ka plagosur gruan e tij. Se dimë se si është gjendja e saj. Rrëmbeu vajzën, është rreth 23-24 vjeçe. Nuk kanë qenë të martuar, por të fejuar.
Kanë qenë të lidhur, janë ndarë dhe erdhi kjo situatë sot. Kjo ngjarje ka qenë e paralajmëruar. E ka kërcënuar dhe vajzën me armë. I ka shkuar më herët te puna. E ka marrë policia, por më pas është liruar. Ishte ngjarje e paralajmëruar.”, tha ai.