AKTUALITET, 23 July 2026, 21:17

“Më morën dhunshëm dhe më çuan në komisariat”, aktivisti Lika: Protesta do të vazhdojë

Aktivisti Edison Lika, njëri prej organizatorëve të protestës që sot ishte në ditën e 54, në një lidhje direkte nga sheshi me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se ndalimi i tij nga policia e shtetit ishte pa asnjë motiv dhe i dhunshëm. Lika tha se protesta nuk është radikale dhe se do të vazhdojë.

"Sot po zhvillohej një seancën ku, mes të tjerave, do të kalonin edhe 4.2 mln euro për Kaney West. Unë po zhvilloja një intervistë në News 24. Disa protestues më thanë se do të vijë Rama. Erdhën policët më rrëzuan celularin dhe më arrestuan. Më morën dhunshëm, dhe më çuan në komisariatin numër 1. 

Sa i përket pjesëmarrjes në protestë, po të vini te kryeministria kemi një ulje, krahasuar me dy data të mëdha kur kishim pjesëmarrje të madhe.

Nuk kemi të bëjmë me radikalizim të protestës. Deputetët janë gjuajtur që në fillim me vezë, sepse nuk na përfqësojnë. Sot jemi dhunuar nga Policia e Shtetit me ujë, spraj piper.  Por jemi sonte sërish te Kryeministria. 

Kemi vendosur që këtë qeveri të korruptuar që ta rrëzojmë paqësisht.

Një prej armiqve të protestës është qeveria, kurse nga ana tjetër njerëz të PD nuk janë në protestë. Te fonia nuk e ka marrë fjalën asnjë nga PD”- tha Lika.