TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti Arbër Lleshi, i cili jeton në Gjermani, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për protestën që vijon. Ai është njëri nga protestuesit që u arrestua dhunshëm gjatë protestës së parë para parlamentit.
Lleshi tha se pavarësisht periudhës së verës me temperatura të nxehta, protesta vijon në numra, ndërkohë që tha se diaspora i ka sytë nga Shqipëria.
Ai tregoi me batutë, se e kanë hequr nga puna në Gjermani, pasi ka munguar një muaj duke protestuar në Shqipëri.
Arbër Lleshi: Ndodh një fenomen, gjeta një statistikë, nëpër qytetet europiane gjatë muajit korrik dhe gusht, 30% e banorëve të qyteteve largohen nga qyteteve. Nëse 30% e njerëzve largohen me pushime, kjo sigurisht do të duket, edhe vapa, do të duket njëfarë rënie, por prapë protesta është aty në numra që ky vend dhe qytet nuk ka parë kurë më parë. Diaspora dhe të gjithë emigrantët i kanë sytë nga Shqipëria.
Ylli Rakipi: Ti rri në diasporë dhe këtu. Do të kthehesh këtu? Se të heqin edhe nga puna atje…
Arbër Lleshi: Do të kthehem. Shaka bëni ju, por kam munguar një muaj në punë dhe më kanë hequr vërtetë nga puna. Po e them këtu, por nuk ka rëndësi.
Ylli Rakipi: Qenke hequr edhe nga puna aty?
Arbër Lleshi: Po më kanë hequr sepse kam munguar një muaj. Mungova dy javë, shkruajta jo do rrijë edhe një javë tjetër, pastaj një tjetër...
Ylli Rakipi: Epo hajde këtej pra.
Arbër Lleshi: Nuk do ngelem pa punë ishalla.
Ylli Rakipi: Ne urojmë të kthehesh në punë sigurisht, por po nuk u ktheve, ulu këtu tani, s'ke ç'bën.