TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Ola Xama, duke komentuar nismën e BSH që guvernatori dhe zëvendësat të fitojnë superimunitet përballë drejtësisë, u shpreh se kjo mund të jetë një lëvizje kur ndaj këtij institucioni ka një procedim penal për ata që lejuan mikrokreditë mashtruese, me të cilat janë rrënuar financiarisht mijëra qytetarë.
Xama tregoi edhe detaje të tjera për primitivitetin e tenderimeve në BSH si dhe abuzimet financiare.
“Ka një kallëzim nga Prokuroria e Tiranës për Prokurorinë e Posaçme për mikrokreditë për të lejuar këtë skemë.
Sektori bankar është shumë i rëndësishëm. Tenderat bëhen me zarfa. BSH është jashtë rregullave të Prokurimit Publik si në vitet 2000, BSH është sektori më primitiv.
BSH ka marrë me qira godina e te kompleksi Halili që i kishte llogaritë e bllokuar dhe BSH ia hidhte paratë te llogaria e gruas.
Unë kam bërë investigimin për ndërtuesin e hotelit “Dajti” që erdhi një prestanome dhe mori tender 18 milionë euro", tha ndër të tjera Xama.