TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, gjatë një interviste për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për dy liderët kryesore politikë në vend, Edi Ramën dhe Sali Berishën.
Meksi tha se Rama ka sfidë të korrigjojë PS-në dhe administratën, pasi shpesh ata që ai thotë se “hanë dardha prapa shpinës”, flasin dhe veprojnë në emër të tij edhe kur nuk kanë ndonjë lidhje me kryeministrin.
Ndërkohë për Sali Berishën, deklaroi se nuk ka patur aftësinë për të shfrytëzuar protestën.
"Zoti Rama ka përballë një situatë 55 ditësh proteste, që i duhet të kuptojë se si ta drejtojë timonin e PS, pasi vëzhgoi që qyteti i Tiranës dhe një pjesë tjetër, brenda dhe jashtë Shqipërisë, arriti të shprehte shumë pakënaqësi, por më kryesorja, të themi termin që përdorin protestuesit “vranë frikën”, nuk gjykoj që ka patur hapësirë për frikë, por le të themi gjetën një momentum për të shprehur në masë një indinjatë. Kjo është sfida kryesore që ka zoti Rama në këtë moment, duke qenë se vjen edhe muaji gusht për pak ditë dhe nisin pushimet, priten ndryshime siç është mësuar Shqipëria.
Por sfida e tij reale, është të kuptojë për tre vitet e ardhshme që mbeten drejt rrugëtimit për në BE, ç'ka për mendimin tim është objekivi kryesor dhe i vetëm që i ka mbetur në sirtar, jo edhe aq në sirtar sepse diçka po realizohet, por deri në momentin e realizimit ka akoma punë, në këtë rrugëtim duhet të kuptojë çfarë forme dhe drejtimi i jep PS.
PS është e tëra nën drejtimin e tij, por administrate funksionon me shumë element pavarësia. Janë “dardhat” e famshme që ai i quan, personat që hanë dardha. Nuk them se nuk i di, por them se nuk ka mundësi konkrete as ti gjëmojë as gjurmojë, as ti kapë. Edhe kur i di, nuk i deklaron dot përveçse pas faktit. Nuk mund të dalë dhe të bëjë akuza konstante, njerëzve të tij dhe vetes së tij.
Do të ishte mungesë autoriteti, nuk them fajësie, por në sensin e keqmenaxhimit të disa njerëzve. Me aq sa e njoh administratën, në masë të madhe operon në këtë formë, në emër të kryeministrit edhe kur nuk kanë asnjë lidhje me të. Nuk është për ta shfajësuar, sepse për aq kohë sa ai del vetë në fushatë i pari, del vetë në çdo situatë, nuk fshihet, atëherë do të marrë edhe pasojat e luftës për imazh. Fajet në publik i mbeten atij për çdo ngjarje, por në të vërtetë administrata është shumë më komplekse. Në këtë sens, e shoh përballë një sfide të madhe.
Duke qenë se mbetet një perceptim që e ka një dorë të paqartë të huaj në shtytje, mendoj se sfida kryesore e zotit Rama është kjo. Gjykoj se ka përballë këtë sfidë të madhe të korrigjimit të PS-së dhe të administratës. Nëse do ti bëja një ftesë, lëre të funksionojnë ligjet që ka Shqipëria, mos bëni ligje të reja, por të funksionojë saktë administrata.
Te zoti Berisha, ka një sfidë akoma më të tmerrshme, është në vitin e 14 të opozitës. Shumë e paqartë se cfarë dëshiron të bëjë. Përshtypja e përgjithshme është se ka një tentativë vetëmbrojtje konstante. Nuk e shoh të tillë, që zoti Berisha të ketë një risk gjëkundi në horizont, as nga SPAK, as nga tjetër kush, as nga luftërat e PD dhe opozitës. Shoh më shumë paqartësi të tij, në raport me forcat opozitare që ka ky vend. Nuk është më një Shqipëri e ndarë në dy kampe, për shkak se edhe kampi qeverisës nuk ka asnjë lidhje me grupimin historik socialist, mund ti përkasë grupeve lobuese të PS, mban raportet me faktorët, por në nivel të vendimarrjes nuk kanë lidhje me socializmin.
PD është e paqartë në analizën e bazës së vet, nuk e njeh klientin e saj, në termat e biznesit, ky është problemi real që kanë. Ky problem doli në pah gjatë, dy javëshit të parë të protestës, reagimet e personave të ndryshëm që flasin në ambjentin e PD ishin ndër më të habitshme. Reagimi i parë fare ishte që protestën e bën vetë Edi Rama, pastaj filloi të devijonte. Edhe sot që flasim Berisha tregoi se nuk kishte aftësi të shfrytëzonte protestën.
Pra ka një humbje të qartë të kapacitetit të kësaj partie opozitare për tu ngritur më shumë, që i paraqet sfidë të madhe edhe në optikën e zgjedhjeve që do të vijnë", deklaroi Meksi.