TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Klodian Tomorri, duke komentuar rënien drastike të monedhës euro dhe forcimit të lekut, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kjo është absurde, kur kemi përballë një monedhë që është globale dhe një tjetër që njihet vetëm në Shqipëri
"Nuk mund të mohohet se ka më shumë turizëm dhe ka më shumë të ardhura nga turizmi dhe te kjo kapet dhe qeveria duke thënë se kjo na vjen nga turizmi.
Por ka një problem, kemi të bëjmë me dy monedha njëra është euro e cila këmbehet kudo në çdo cep të globit dhe kemi një monedhë tjetër që është leku që përveç Shqipërisë kurrkund tjetër se blen dhe shet njeri. Pra kemi dy monedha një që është globale dhe një tjetër që ka vlerë vetëm tek ne. Ky është elementi i parë, elementi i dytë që hedh dyshime qeveria që leku po e mund euron për shkak të turizmit, e dyta është që ekonomia e BE-së ka inflacion më të ulët se sa Shqipëria dhe ka norma më të ulëta interesi se Shqipëria. Këta dy faktorë duhet të punonin në favor të euros që ajo të ishte më e fortë nga leku, por as kjo nuk ndodh.
E treta është bëhet fjalë për një kohë të gjatë, ky trend e dobësimit të euros ka nisur dikur nga 2017 dhe tendenca është vetëm në një krah, euro që dobësohet vazhdimisht ndaj lekut. Pra thënë këto çështja e katërt ka të bëjë me përmasa, marrim të mirëqenë të ardhurat e turizmit por a mund të justifikojë kjo një dobësim të euros në këto përmasa, pra monedha e dytë më e fortë e botës përplaset në këtë farë mënyrë ndaj një monedhe që nuk tregtohet askund përveç Shqipërisë, pra forcohet një monedhë që s’e ha as qeni.
Pra të gjitha këto faktorë të çojnë tek ai përfundimi që ka diçka tjetër këtu përveç zhvillimeve normale ekonomike, është një tjetër faktor që dikton këtë lloj trendi të pandalshëm se ka dhe një gjë tjetër nëse e gjitha kjo do ishte pasojë e zhvillimeve ekonomike s’mund të vazhdonte kaq gjatë në këto përmasa se në ekonomi kur një monedhë dobësohet ndaj një monedhe tjetër pas disa kohësh ekonomia nis të punojë në ciklin e kundërt, pra fillon përmbysja. Vetëm koha kaq e gjatë që ajo shkon në një krah dhe dobësimi bënë të dyshosh që këtu ka diçka tjetër, që është se ky debat bëhet që ka një fluks tjetër që nuk hyn te kanalet formale dhe që përmbyt mesa duket tregun në mënyrë të tillë që rrit ofertën e euros dhe ul çmimin e saj në raport me lekun.
Tani çfarë kemi parë ne nga dosjet e SPAK 600 e ca milionë euro dhe sa të tjera të pakapura pra ne kemi një sinjal që na thotë se shiko ka njëlloj paraje që është në përmasa të mëdha që hyjnë nga trafiku i drogës në Shqipëri, se sa është kjo hyrje këtë se thotë dot askush, por nga këto që shohim ne e dimë që ka një sasi”- tha Tomorri.