TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kunata e viktimës e trembur pas ngjarjes shprehet se janë të shqetësuar për mbesën e tyre. Ajo tregon se autori edhe më parë e ka kërcënuar vjazën me pistoletë.
“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër, se nuk e dimë ku e ka çuar. Kanë bashkëjetuar disa vitesh, por kishin kohë që ishin ndarë. Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri.
Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje. Ai qëndroi disa kohë në burg, pastaj doli dhe ka qenë në arrest shtëpie”, tha ajo.
Pas ngjarjes, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër. Ka marrë vajzën dhe se ku e ka çuar nuk e dimë. Ai ka qenë i dhunshëm. Ata kanë bashkëjetuar prej disa kohësh, por kishin kohë të ndarë.
Edhe në Tiranë kishte dalë me pistoletë. Vajza ka qenë studente atje. Ca kohë ka qenë edhe në burg, pastaj në arrest shtëpie, por dilte gjithmonë nga shtëpia”, u shpreh ajo.