TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i opozitës turke që garoi përballë presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale, ka reaguar për herë të parë pas rezultatit që e pozicionoi humbës.
Sipas mediave të huaja, ai shprehet se vihet re një dëshirë e popullit turk për të mbështetur regjimet autoritare.
“Unë nuk isha në gjendje të mbroja të drejtat tuaja,” fillon fjalën e tij Kilicdaroglu.
“Nuk bëra shirk ndaj një strukture të padrejtë, nuk mund të isha një shejtan i heshtur dhe nuk isha. Nuk mund të qëndroja i qetë kundrejt miliona njerëzve që bëhen qytetarë të dorës së dytë në këtë vend”, tha më tej ai.
“Nuk mund t’i lija të qëndronin mbi të drejtat tuaja. Që fëmijët tuaj të shkonin në shtrat të uritur. Që fermerët të mos mund të prodhonin. Unë nuk mund t’i lejoja këto gjëra”, vijon ai.
Ai tha më tej se do të “vazhdojë të luftojë” për të mbrojtur të drejtat e Turqisë, dhe falënderoi veçanërisht “gratë dhe të rinjtë” për mbështetjen.
“Ata janë heronjtë e vërtetë,” thotë ai.
“Dëshira e popullit për të mbështetur një regjim autoritar ka rënë në sy”, thotë ai.
Kjo, thotë ai, “do të vazhdojë të jetë pjesë e historisë sonë”.
Kilicdaroglu përfundon duke falënderuar 25 milionë njerëzit që votuan për të dhe shton se “beteja vazhdon”.