BOTA, 3 Qershor 2023, 16:13

Krim brenda familjes, babai vret vajzën pas sherrit në banesë, zbulohen detajet e rënda  

Krim brenda familjes, babai vret vajzën pas sherrit në banesë,

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Bari të Italisë, ku një 86-vjeçar ka vrarë vajzën e tij 54-vjeçare, pas një sherri arsye familjare.

Mediat italiane thonë se policia gjeti trupin e gruas të shtrirë në tokë në një rrugë private. Nga hetimet u zbuluan pista të rënda ndaj personit me precedentë dhe i cili u arrestua dhe u dërgua në burg me akuzën e vrasjes.

86-vjeçari, i cili ka një tjetër djalë, jeton me bashkëshorten e tij e cila vuan nga probleme të rënda shëndetësore. Pas asaj që ndodhi, gruaja u mor nga shërbimet sociale të Bashkisë.