TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sulm i armatosur në kufi me Egjiptin, u ka marrë jetën tre ushtarëve izraelitë. Sipas autoriteteve izraelite, thuhet se dy ushtarë dhe një ushtare janë qëlluar për vdekje mëngjesin e kësaj shtunës.
Trupat e tyre janë gjetur pas alarmit që ngriti një zyrtar, teksa nuk po arrinte që të komunikonte dot me ta.
Autori i dyshuar i cili ka qëlluar për vdekje ndaj tyre, ka mbetur po ashtu i vrarë.
Për këtë incident është raportuar vetëm disa orë pas një operacioni kundër kontrabandimit të drogës në kufi. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, koloneli Richard Hecht, ka thënë se është konfiskuar drogë në vlerë të 400.000 dollarëve amerikanë. Ai ka thënë se rasti besohet se është i lidhur me të shtënat që janë raportuar më pas.