TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dalë me një vendim të ri për të gjitha strehimoret ndaj sulmeve ajrore. Ai ka kërkuar rishikim të tyret, vendim ky që vjen pas vdekjes së tre personave që mbetën të bllokuar në rrugë, gjatë një sulmi rus.
Mes viktimave ishte edhe një vajzë nëntë vjeçe, e cila humbi jetën bashkë me nënën dhe një grua tjetër, pasi gjatë sulmit u përpoqën të hynin në një strehimore por çuditërisht ajo ishte e mbyllur.
Ky rast shkaktoi reagim të opinionit dhe Zelenski premtoi një përgjigje të ashpër, e cila, siç raporton Reuters, ishte e orientuar drejt kryetarit të bashkisë, Vitaly Klitschko. Zelensky tha se ka urdhëruar ministrin e Industrisë Strategjike dhe ministrin e Brendshëm të Ukrainës, që të bëjnë “rishikimin e plotë të strehimoreve”.