BOTA, 2 Qershor 2023, 17:20

Pamje të frikshme! Stuhia e madhe e rërës përfshin Kanalin e Suezit në Egjipt

Pamje të frikshme! Stuhia e madhe e rërës përfshin Kanalin e

Pamje të frikshme vijnë nga Kanali i Suezit, i cili është përfshirë nga  një stuhi rëre. Video në fjalë ka qarkulluar në internet, ndërsa episodi çoi në mbylljen e dy porteve nga autoritetet.

Pjesë të Egjiptit janë goditur nga retë e pluhurit dhe rërës.

Një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën të enjten, kur një ekran anash rrugës u shemb si pasojë e stuhisë së rërës që përfshiu kryeqytetin e Egjiptit Kajro. Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.