BOTA, 2 Qershor 2023, 20:21

Nga vdekja misterioze te sekuestrimi, nxirret në shitje vila luksoze e oligarkut rus, kundërshtari i përbetuar i Putinit

Nga vdekja misterioze te sekuestrimi, nxirret në shitje vila luksoze e

Është nxjerrë në shitje nga autoritetet franceze vila luksoze e sekuestruar nga oligarku rus Boris Berezovsky, i cili vdiq në vitin 2013, i njohur si kundërshtar i përbetuar i presidentit Vladimir Putin.

Berezovsky bleu Château de la Garoupe në Côte d'Azur në vitet 1990 kur presidenti i parë i Rusisë post-sovjetike, Boris Yeltsin, ishte në pushtet dhe manjati konsiderohej një nga njerëzit më të fuqishëm në vend.
Por ajo u konfiskua nga autoritetet franceze në vitin 2015, dy vjet pasi Berezovsky u gjet i vdekur në mërgim në shtëpinë e tij në Angli në rrethana që nuk janë shpjeguar kurrë plotësisht. Ai deri atëherë ishte bërë një kundërshtar i ashpër i Putinit.

Prona u ndërtua në Cap d'Antibes nga industrialisti dhe deputeti britanik Charles McLaren, dhe historia e saj e pasur e ka parë të lidhur me njerëz si Pablo Picasso, Cole Porter dhe Ernest Hemingway.

Côte d'Azur ka qenë popullor për rusët e pasur të familjeve perandorake në fund të shekullit. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ajo u bë vend i preferuar për oligarkët e vendit.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe sanksionet nga perëndimi e kanë bërë posedimin e pronave dhe madje edhe hyrjen në Francë gjithnjë e më problematike për shumë rusë.