BALLKAN, 23 Nëntor 2021, 15:58

I shpëtuan mrekullisht flakëve, çifti shqiptar mes shtatë të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari

I shpëtuan mrekullisht flakëve, çifti shqiptar mes shtatë

Mes shtatë të mbijetuarve nga tragjedia në Bullgari, ku një autobusë me qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ishte dhe çifti shqiptar.

Bëhet fjalë për Lulzim Sulejmanin dhe të fejuarën e tij Medina Lutfiu, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Vetëm pak ditë pas fejesës, të rinjtë kishin vendosur që të udhëtonin drejt Stambollit, ndërsa i ishin drejtuar një agjencie, ku kishin udhëtuar nga Maqedonia drejt shtetit turk.

Sipas autoriteteve bullgare shtatë të mbijetuarit e tragjedisë ndodhen aktualisht në spitalin “Pirogov”, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.