BALLKAN, 22 Nëntor 2021, 16:03

Sërish tensione mes dy vendeve/ Avionët ushtarakë turq kërcënojnë Greqinë, fluturojnë mbi ishujt e vendit helen

Sërish tensione mes dy vendeve/ Avionët ushtarakë turq

Janë rritur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë.

Mediat e vendit helen, shkruajnë se një skuadër e avionëve luftarakë F-16 kanë fluturuar të hënën mbi ishujt Panagia dhe Oinouesses në Egjeun Lindor. Konkretisht, një avion F-16 hyri në Rajonin e Informacionit të Fluturimit të Athinës (FIR) pa paraqitur më parë një plan fluturimi dhe fluturoi mbi
Panagia në orën 13:32 në një lartësi prej 1000 metrash.

Dhjetë minuta më vonë, një tjetër F-16, hynë në FIR të Athinës pa paraqitur një plan fluturimi, fluturuan mbi Panagia.

I njëjti çift avionësh F-16 fluturoi mbi Panagia dhe Oinousses në orën 13:48 në një lartësi prej 12,000 metrash. Një fluturim i sipërm u përsërit në orën 13:50 në një lartësi prej 12,000 metrash dhe dy minuta më vonë në 21,000 metra.