BALLKAN, 23 Nëntor 2021, 14:15

45 viktima, dëshmitari rrëfen tmerrin: Njerëzit po digjeshin në autobus, por s’i ndihmonim dot

45 viktima, dëshmitari rrëfen tmerrin: Njerëzit po digjeshin

Një dëshmitar i cili ka parë gati se gjithë tragjedinë në Bullgari ka treguar si shpërtheu autobusi në flakë. Dëshmitari ka rrëfyer se ai ka qenë prapa autobusit me një mini-bus udhëtarësh.

“Ishim duke udhëtuar me një mini-bus, autobusi duke lëvizur shpërtheu menjëherë dhe u përfshi nga një zjarr i madh dhe ishte e pamundur që të ndihmonim njerëzit sepse flakët ishin shumë të mëdha”, ka rrëfyer dëshmitari, shkruajnë mediat në Shkup.

45 shqiptarë nga Maqedonia që ishin në autobus ndërruan jetë dhe shtatë të tjerë ndodhen në spital.