BALLKAN, 23 Nëntor 2021, 15:07

Aksidenti tragjik në Bullgari, flet pronari i kompanisë së autobusëve: Nuk i di ende shkaqet, jam në pritje të…

Aksidenti tragjik në Bullgari, flet pronari i kompanisë së

Ka ardhur reagimi i parë nga pronari i kompanisë së autobusëve, që u përfshi në aksident mëngjesin e sotëm në Bullgari dhe ku për fat të keq, ndërruan jetën 46 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Në prononcimin e tij për mediat, ai ka thënë se nuk e di se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë tragjedi, ndërsa thekson se ndodhet në vendngjarje që prej orës tre pas mesnate.

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora tre e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai për mediat.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari.

Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.