BALLKAN, 23 Nëntor 2021, 11:57

Tragjedia në Bullgari, reagon Ursula von der Leyen: Europa në solidaritet me ju

Tragjedia në Bullgari, reagon Ursula von der Leyen: Europa në

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave të aksidentit në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 persona, me origjinë shqiptare.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari mbrëmë.

Uroj gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa po shpreh solidaritetin e saj me ju”, shkroi ajo në “Twitter”.