BALLKAN, 23 Nëntor 2021, 09:09

Tragjedia në Bullgari, Zaev: Viktimat 25-30 vjeç dhe fëmijë, i plagosuri më tha se kishte shpërthim

Tragjedia në Bullgari, Zaev: Viktimat 25-30 vjeç dhe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Bullgaria ku arriti me shpejtësi për shkak të tragjedisë së tmerrshme me 45 viktima në autostradën Struma u shpreh se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritaret e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë njerëz të vegjël të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe” tha Zaev.

Në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi Zaev.