BALLKAN, 23 Nëntor 2021, 15:55

“S’kam mundur t’ju tregoj të tjerëve”, tetë anëtarë të një familjeje nga Shkupi shuhen në tragjedi

“S’kam mundur t’ju tregoj të tjerëve”,

Tetë anëtarë të familjes Jahiu nga Shkupi kanë vdekur nga aksidenti i sotëm në Bullgari. Reporterja e Alsat tha se të afërmit e tyreqë janë të tronditur.

Njëri nga të afërmit tha se lajmin e mori në orët e hershme të mëngjesit, por tha se deri në orën 6:00 nuk ka mundur t’u tregojë të tjerëve, transmeton Gazeta Express.

“Në ora 3 e mëngjesit jam zgju. Kam dashtë të iki për Zvicër. E hapa Facebook-un dhe e mora informatën. Deri në orën 6 s’munda t’i japë informatat. Atëherë e informova gruan, miqtë e mi, pastaj dajat”, tha ai.

Të paktën 45 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm ka edhe fëmijë. Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin BTV.

Në autobus besohet se kanë qenë mbi 50 persona.