BALLKAN, 3 Mars 2023, 12:53

Shpërthen bomba në Gjykatën e Podgoricës, një viktimë dhe shtatë të plagosur

Shpërthen bomba në Gjykatën e Podgoricës, një

Një person ka humbur jetën dhe shtatë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, konfirmon policia.

Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale u tha gazetarëve se 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.

Ai ka konfirmuar se kanë mbetur të lënduar shtatë persona dhe se ata janë dërguar në Qendrën Klinike.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. Policia nuk po i lejon gazetarët të afrohen në vendngjarje.