
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur sot në Tiranë, ku në fillim është ndalur në Presidencë.
Kreu i qeverisë kosovare është pritur nga Presidenti Bajram Begaj. Sipas axhendës, pas Presidentit, Kurti do të takojë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
Në orën 15:30, Kurti do të pritet në takim edhe nga kreu i Partisë së Lirisë. Ajo që vihet re është se Kurti nuk është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili deri më tani nuk ka bërë asnjë njoftim deri më tani.
Vizita e Kurtit vjen disa ditë pas marrëveshjes në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.