AKTUALITET, 26 Mars 2023, 09:29

Lista e PS për zgjedhjet lokale, Rama “shkrin” Vlorën dhe Dibrën, asnjë ndryshim në Tiranë

Lista e PS për zgjedhjet lokale, Rama “shkrin” Vlorën dhe

Partia Socialiste ka zyrtarizuar mbrëmjen e kaluar 61 kandidatët për kryetarë bashkie. Ashtu siç edhe pritej shumica e kryebashkiakëve aktualë janë rikonfirmuar në detyrë, ndërkohë që 17 të tjerë do të jenë emra rinj.

Pas zyrtarizimit të emrave rezultoi se dy deputetët aktualë Benet Beci dhe Besjan Ajazi lënë mandatin e deputetit për t’u futur në garën e 14 majit, ndërkohë që Ermal Dredha është konfirmuar si kandidati i PS-së në Vlorë pas një përplasje disavjeçare mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dritan Leli.

Sipas qarqeve, Vlora, Dibra dhe Elbasani ka numrin më të madh të kandidatëve të rinj.

QARKU BERAT ka 5 rikandidime dhe asnjë kandidim të ri;
QARKU DIBËR ka 1 rikandidim dhe 3 kandidime të reja;
QARKU DURRËS ka 3 rikandidime dhe asnjë kandidim të ri;
QARKU ELBASAN ka 4 rikandidime dhe 3 kandidime të reja;
QARKU FIER ka 4 rikandidime dhe 2 kandidime të reja;
QARKU GJIROKASTËR ka 6 rikandidime dhe 1 kandidim i ri;
QARKU KORÇË ka 6 rikandidime dhe asnjë kandidim të ri;
QARKU KUKËS ka 2 rikandidime dhe 1 kandidim i ri;
QARKU LEZHË ka 3 rikandidime dhe asnjë kandidim të ri;
QARKU SHKODËR ka 3 rikandidime, 1 kandidim i ri dhe Benet Beci që lë mandatin e deputetit;
QARKU TIRANË ka 5 rikandidime;
QARKU VLORË ka 1 rikandidim dhe 6 kandidime të reja.